Maqedoni

Akuzë për mitmarrje ndaj Zoran Zaevit

10.03.2015 21:57

Ministria e Punëve të Brendshme sonte bëri të ditur se kryetari i komunës së Strumicës, Zoran Zaev dyshohet se ka kërkuar ryshfet prej rreth 200.000 eurosh...

Ministria e Punëve të Brendshme sonte bëri të ditur se kryetari i komunës së Strumicës, Zoran Zaev dyshohet se ka kërkuar ryshfet prej rreth 200.000 eurosh nga një qytetar i Strumicës, i cili ka dashur të privatizojë një truall.
 
Ivo kotevski nga MPB deklaroi se kryetari i komunës së Strumicës nga muaji nëntor i vitit 2013 e deri më sot i ka kërkuar personit nga Strumica dhuratë për vete dhe për një person tjetër, në vlerë të llogaritur nga dy euro për një metër katror tokë ndërtimore në Strumicë, për të cilën i dëmtuari ishte i interesuar për ta legalizuar.
 
"Trualli është me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 100.000 metra katror ashtu që shuma e përgjithshme që është kërkuar nga i dëmtuari arrin rreth 200.000 euro. Sipas njohurive të dokumentuara, dhurata për një gjysmë duhej të ishte për të denoncuarin dhe për ndërtimin e një kishe në Strumicë. I njëjti duhej të paguhej, i denoncuari të kryejë veprim zyrtar që nuk ka guxuar ta kryejë ose të kryejë veprim zyrtar që do të duhej ta kryhej, me çka i njëjti ngarkohet se ka bërë vepër penale 'Mitmarrje' nga neni 357 nga Kodi Penal", bëri të ditur Kotevski.
 
Sipas MPB-së i dëmtuari e ka denoncuar kërkesën e blerjes para Prokurorit publik kompetent nga fundi i dhjetorit të vitit 2013, pas së cilës ka filluar ndërmarrja e masave dhe aktiviteteve përkatëse për dëshmimin e veprës penale.
 
"Pas realizimit të dy takimeve mes të dëmtuarit dhe të dyshuarit gjatë vitit të kaluar, si dhe pas sigurimit të dëshmive të domodoshme, dolën bazat e dyshimit se i denoncuari Zoran Zaev e ka kryer veprën penale "Mitmarrje"" theksojnë nga MPB.