Maqedoni

Kuvend, Propozim-rregullorja e re para, deputetëve

03.10.2023 10:29

Propozim rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lexim të parë është vendosur në rend dite...

Propozim rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lexim të parë është vendosur në rend dite të mbledhjes së 127-të plenare. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e dorëzoi në procedurë të rregullt kuvendore Propozim-rregulloren për punë të Kuvendit, e cila është produkt i punës shumëvjeçare të përkushtuar të pjesëmarrësve në procesin e Dialogut Zhan Mone.

Në Propozim-rregullore është paraparë që dispozitat të fillojnë të zbatohen nga përbërja e ardhshme parlamentare që në fakt kontribuoi shumë në miratimin e zgjidhjeve të njëanshme me konsensus edhe për deputetët nga pushteti edhe për deputetët në opozitë. Në rend dite te kësaj mbledhjeje janë edhe Propozim-ligji për ratifikimin e amendamenteve të Marrëveshjes për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Kulturor mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, Propozimi i plotësimit të ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Siguri të Ushqimit në lexim të dytë, Propozim-vendimi për zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në Komisionin Anketues për skandalin në IShP Klinika Universitare e Radioterapisë dhe Onkologjisë, Propozim-vendimi për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale, Propozim-vendimi për shpalljen e konkursit publik për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës, si dhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për lirim tatimor.