Maqedoni
Ministria e Kulturës, hapet konkursi për mbështetjen e projekteve
03.10.2023 13:43
Prej sot e deri më 6 nëntor është hapur konkursi për mbështetjen e projekteve me interes publik...

Prej sot e deri më 6 nëntor është hapur konkursi për mbështetjen e projekteve me interes publik dhe kombëtar në kulturë për vitin 2024. Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, tha se prioritetet kryesore për çdo aktivitet dhe fushë të parashikuara në këtë konkurs mbeten të njëjta, ndërsa ato janë cilësia, inovacioni dhe kreativiteti.
“Industritë kreative bëhen një shtytëse e rëndësishme në ekonomi, krijojnë vende të reja pune, përfitime, por janë edhe promovues të identitetit kulturor. Krijimi i programit të ri buxhetor që do të mbështesë industritë krijuese është një investim në potencialin tonë intelektual dhe një tjetër mbështetje sistematike e industrisë, sepse kreativiteti, inovacioni dhe origjinaliteti janë triniteti që kultura e ngre në piedestal në të ashtuquajturën ekonominë e re.”, - deklaroi ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Përparësi do të kenë edhe projektet që do të promovojë vendin në qytetet dhe kryeqytetet kulturore evropiane në vitin 2024, si dhe vendet kryesuese të BE-së vitin e ardhshëm, shtoi Kostadinovska Stojçevska. Regjistrimi elektronik bëhet përmes portalit kombëtar për shërbime elektronike ku përdoruesit njëherit do të mund të gjejnë edhe udhëzime teknike dhe mbështetje gjatë regjistrimit të tyre në këtë konkurs në ueb faqen uslugi.gov.mk.
REXHEP QAMILI
