Liga e Kampionëve, rikthehet me disa përballje interesante
03.10.2023 13:56
Elita e futbollit evropian, rikthehet sonte me ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së grupeve....

Elita e futbollit evropian, rikthehet sonte me ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së grupeve. Kryesfida e sontme luhet në “Diego Armando Maradona”, ku përballen Napoli i Amir Rrahmanit dhe Real Madridi, duel ky që parashikohet të sjellë një sfidë të zjarrtë. Ballafaqim interesant pritet të luhet edhe në duelin Manchester United-Galatasaray. Inter i Milanos pret sonte në mbërmje Benfikën me fitoren si synim të vetëm, pas barazimit 1-1 me Real Sociedad në takimin e parë. Përballë do të ketë një kundërshtar të motivuar pas humbjes në shtëpi me Salzburgun. Inter dhe Benfika u ndeshën sezonin e kaluar në gjysmëfinale, ku italianët fituan. Megjithatë Inzaghi nuk e sheh si punë të kryer edhe për sezonin e ri.
Bayern i Munihut ka zbarkuar në Kopenhagë me statusin e qartë të favoritit në ndeshjen e dytë të Grupit A, por trajneri Tomas Tuchel paralajmëron: Çdo kundërshtar në Ligën Kampionëve duhet respektuar. Tuchel pret që Kopenhaga të luajë me një formacion 4-3-3 shumë kompakt dhe tepër i rrezikshëm në kundërsulme. Ndërkohë, trajneri i danezëve, Jakob Neestrup, nuk ndien nevojën e motivimit të skuadrës së tij kundër Bajernit. Përballja me një kundërshtar të tillë është mjaftueshëm motivuese për lojtarët, të cilët do të japin gjithçka, duke ditur edhe që nuk kanë asgjë për të humbur. Nate e sontme në Ligën e Kampionëve, hapet me ndeshjet Salzburg-Real Sociedad dhe Union Berlin-Braga, ndeshje këto që nisin në orën 18:45.
