Maqedoni
Zbardhen edhe keqpërdorimet e partive shqiptare
10.03.2015 22:23
LSDM vazhdoi me zbardhjen ematerialeve nga përgjimet, e që kanë të bëjnë me keqpërdorimet zgjedhore...

Në të ashtuquajturën “bomba e tetë”, del në shesh bashkëpunimi i përfaqësuesve të lartë politik shqiptarë me shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov, për kurdisje të rezultateve zgjedhore. Në një bisedë mes Musa Xhaferit dhe Sasho Mijallkov, konstatohet ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv në pushtetin gjyqsor.
“Të ta rikujtoj edhe një herë. Ajo Violeta, prêt nga ju, atje në Gjykatën Administrative. Ashtu ka thënë. Është kryetar, nënkryetar në Gjykatën Kushtetuese?! Ka thënë le të ma përmedin. Ajo kryeson me lëndën “Dollnen”, tha zëvendëskryeministri Musa Xhaferi.
Ndërkaq në një bisedë tjetër, të realizuar mes shefit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe kreut të PDSh-së Menduh Thaci, konstatohet ndërhyrja e partive politike në vendimmarrjen e KShZ-së.
“Hej, Tungjatjeta! Nuk të kërkoj për asgjë, mos u frigo. Jam këtu nëse të duhet gjë, trego”, tha kryetari i PDSh-së, Menduh Thaci.
“Tash e keni Strumicën, apo? Do votosh për këto, për t’u prish. Do votosh për t’u prish, se jemi marrë vesh për Cairin”, tha kryetari i PDSh-së, Menduh Thaci.
Ndërkaq, në bisedat mes zyrtarëve të lartë të VMRO-së del në sipërfaqe kërkesa për lëshim në përdorim të qindra letërnjoftimeve, por edhe qasja e drejtëpërdrejtë në materialin zgjedhor.
“Janë rreth 300 letërnjoftime për në Strumicë. A je në rrjedha. Duhet të bëhen”, tha ministri i trasportit dhe lidhjeve Mile Janakievski.
Në një bisedë tjetër, mes ministrit të transportit Mile Janakievski dhe shefit të DSK-së, Janakievski tregon se ka siguruar çelësin e depos ku ruhet materiali zgjedhor, dhe kërkon nga Mijallkov ndihmë profesionale për hapjen e materialit zgjedhor dhe shfrytëzimin e listave zgjedhore për të parë se, cilët votues nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, që t’u bëjnë presion të dalin në zgjedhje në rrethin e dytë.
SHPËTIM NUREDINI
