Broja shënon gol dhe lëndohet
03.10.2023 13:57
Pak kohë pasi u kthye nga lëndimi, Armando Broja ka pësuar tjetër lëndim.....

Pak kohë pasi u kthye nga lëndimi, Armando Broja ka pësuar tjetër lëndim. Të hënën mbrëma, sulmuesi 22-vjeçar kontribuoi me gol në fitoren e Chelseat ndaj Fulhamit. Chelsea e fitoi 2:0 ndeshjen e xhiros së shtatë të Premier Leagues.
Reprezentuesi i Shqipërisë startoi dhe shënoi për 2:0 në minutën e 19-të, pasi një situatë ku atë e shoqëroi fati. Vetëm një minutë më herët gol për Chelsean shënoi Mukhailo Mudryk.
