Ancelotti kthehet në Napoli

03.10.2023 14:02

Real Madridi është gati të vizitojë Napolin në ditën e dytë të Champions League dhe për Carlo Ancelottin...

Real Madridi është gati të vizitojë Napolin në ditën e dytë të Champions League dhe për Carlo Ancelottin do të jetë një ndeshje e veçantë e madhe pas suksesit të fundit në debutimin e tij kundër Union Berlin. Në konferencën për shtyp, të hënën mbrëma, Ancelotti nuk ka dashur të flasë për kohën e kaluar te Napoli. Ai ka insistuar se Reali do të dalë në fushë për ta vazhduar serinë e fitoreve në Ligën e Kampionëve.
 
“Do të përballemi me njërin prej ekipeve më të mirë në Itali. Do të jetë ndeshje e fortë dhe e barabartë. E kemi parasysh nivelin e lartë të Napolit dhe cilësinë individuale që posedon, por ne kemi ardhur për një synim. Ne duhet të përsëritim paraqitjen e mirë ndaj Gironas dhe të shënojmë fitoren e radhës”, është shprehur Ancelotti.
 
“Kam dyshime sa i përket formacionit, të cilin do ta vendos pak para ndeshjes. Do të zgjedh më të mirët dhe nëse arrijmë që në këtë ndeshje mos të pranojmë gol, atëherë gjasat i kemi të mira për të fituar.”, ka thënë trajneri Anceloti.
 
Si Napoli, ashtu edhe Reali, ka fituar ndeshjen e parë në grup. Triumfoi 2:1 në udhëtim te Braga, ndërsa Reali mposhti 1:0 Union Berlinin.