Beograd, u arrestua Millan Radojçiq

03.10.2023 15:25

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë...

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se policia serbe ka arrestuar Milan Radojçiq, i cili ka pranuar se ka qenë pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator. 

“Më 3 tetor të 2023, punonjësit e Policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radojiçiqit, i cili është urdhëruar që Policia të ndalojë deri në 48 orë. Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal.”, thekson MPB-ja e Serbisë.

Radojçiq javën e kaluar iu përgjigj ftesës së autoriteteve shtetërore të Serbisë dhe i shoqëruar nga një avokat në ambientet e MPB-së, në cilësinë e qytetarit, dha një deklaratë për rrethanat e ngjarjes në Banjskë.

Avokati i tij, Goran Petronijeviq, paraprakisht lexoi në konferencën për media letrën e Radojiçiqit, në të cilën ai deklaronte se ka qenë pjesë e sulmuesve, por se nuk ka njoftuar askënd, përfshirë autoritetet në Beograd, ashtu siç pretendojnë edhe autoritetet serbe.