Në Shkup dje 4 aksidente, dënohen 42 shoferë pa rrip ose me cellular

11.03.2015 10:17

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej katër aksidente komunikacioni...

Prej tyre, tre janë me pasoja dëme materiale dhe një është me pasoja lëndime të lehta trupore në të cilën lëndime të lehta ka marrë një udhltar në autobus.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 42 shoferë, të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose e kanë përdorur celularin.Shtatë shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes dhe shtatë shoferë nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe.

Me ndihmën e automjetit special "kaçubet" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 58 automjete, të cilët kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në SHF "Vëllezërit Ramiz dhe Hamit" e cila ndodhet në territorin e komunës Shuto Orizarë me nxënësit nga klasa e dytë dhe e katërt.

Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme, me ç’rast pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.