Maqedoni
Parashikimi i motit
04.10.2023 08:28
Orët e para të ditës do të sjellin intervale të gjata me kthjellime...

Orët e para të ditës do të sjellin intervale të gjata me kthjellime, parashikohet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash. Pas mesdite pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të mbeten në zonat veriore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu në ekstremin Verior.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 30°C.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, në mëngjes freskët ndërsa gjatë ditës me diell dhe i ngrohtë, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 28°C.
