Botë
Të shtëna me armë pranë një universiteti në SHBA, disa të plagosur
04.10.2023 10:53
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë një kampusi të Universitetit të Baltimores, të martën mbrëma...

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë një kampusi të Universitetit të Baltimores, të martën mbrëma.
Sipas mediave të huaja, 4 persona kanë mbetur të plagosur në qytetin e bregdetit lindor.
Departamenti i Policisë së Baltimores (BPD) njoftoi se ndërhyri për të kontrolluar një situatë të krijuar nga një person i armatosur që hapi zjarr ku u konstatuan 4 të plagosur.
Morgan State është një universitet historikisht afrikano-amerikan. Aktualisht, ajo ka rreth 9000 studentë.
