Botë
Hapet pikëkalimi kufitar në Bërnjak
04.10.2023 11:18
Bërnjaku, një prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, është hapur sot për qarkullim...

Bërnjaku, një prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, është hapur sot për qarkullim, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë. Kjo pikë kufitare, bashkë me Jarinjën, janë mbyllur për qarkullim më 24 shtator, pas sulmeve të armatosura ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Sipas Elshanit, pika kufitare në Jarinjë vazhdon të jetë e mbyllur, për shkak të kërkimeve në terren në atë rajon. “Ende nuk ka ardhur urdhri për hapje për Jarinjë.”, ka thënë mes tjerash Elshani.
Kosova e ka bërë fajtore Serbinë për sulmin në Banjskë, të cilin e ka konsideruar “akt terrorist”. Beogradi, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se serbët lokalë në Kosovë, “janë rebeluar kundër terrorit të Kurtit”, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
