Maqedoni
Gërkovska: Transparenca, shërimi i korrupsionit
04.10.2023 14:34
“Nëse korrupsioni është një sëmundje, transparenca është pjesë qendrore e shërimit të tij."...

“Nëse korrupsioni është një sëmundje, transparenca është pjesë qendrore e shërimit të tij.", vlerëson zëvendëskryeministrja për Politikë dhe Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska, në debatin e dytë publik për draft Strategjinë për Transparencë 2023-2026. Sipas saj, për të luftuar dukuritë korruptive në nivel shtetëror dhe arritja e qeverisje së mirë duhet zbatim konsulent i transparencës.
“Forcimi i transparencës në të gjitha nivelet në sistem është një nga parakushtet më të rëndësishme për parandalimin e korrupsionit dhe për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të institucioneve, të cilat duke inkorporuar dhe zbatuar në mënyrë konsekuente këtë parim bëhen më të përgjegjshme dhe më efikase duke kryer funksionin e tyre si shërbim ndaj qytetarëve.”, - deklaroi zëvendëskryeministrja për Politikë dhe Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska.
Bojaxhievska: Qeverisja e hapur të bëhet praktikë e punës
Irena Bojaxhievska, ekspertja që ka punuar në këtë strategji, thotë se praktikat e qeverisjes së mirë dhe qeverisjes së hapur duhet të bëhen standard në punën e përditshme.
“Gjithçka që është paraparë në vetë Strategjinë nuk është vetëm për t’u thënë që do të kontribuojnë për transparencën, por edhe futja e një kulture të re në të cilën transparenca bëhet synim më vete, pra standard dhe mekanizëm pune.”, - theksoi ekspertja, Irena Bojaxhievska.
Draft Strategjia për Transparencë 2023-2026 bazohet në Strategjinë e mëparshme dhe ka për qëllim realizimin e vizionit - Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë shtet me kulturë të ndërtuar institucionale të transparencës, shtet në të cilin standardet e qeverisjes së mirë dominojnë në institucionet e pushtetit ekzekutiv dhe me këtë të rritet edhe besimi i qytetarëve.
SANIJE DURAKU
