Debat i parë nga cikli "BE Bisedime"
11.03.2015 10:03
Sekretariati për çështje evropiane (SÇE) e fillon ciklin e debateve “BE bisedime” (EU Talks) në drejtim të realizimit të BE Agjendës 2015...

Debati i parë të cilin do ta organizojë sot është me temë "BE mbetet prioriteti ynë".
Debatin do ta udhëheqin zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi dhe përfaqësues të SÇE-së, ndërsa do të ketë edhe pjesëmarrës nga sektori qytetar dhe bashkësia akademike.
"Qëllimi i ciklit të debateve 'BE Bisedime' është përmirësimi i cilësisë në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian, i udhëhequr nga parimet e inkluzivitetit dhe transparencës në punën e tij", kumtoi SÇE.
