Reali dhe Galatasaray triumfuan në transfertë
Real Madridi ka triumfuar në “Diego Armando Maradona” ndaj Napolit...

Real Madridi ka triumfuar në “Diego Armando Maradona” ndaj Napolit, me rezultat 2-3, të martën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C në Ligën e Kampionëve.
Dueli mes “napolitanëve” dhe madrilenëve ka dhuruar një superndeshje me pesë gola të shënuara. Ostigard (19’), ndez stadiumin duke sjell Napolin në epërsi prej 1-0.
Vinicius Junior (27’), riktheu Realin në lojë duke barazuar rezultatin në 1-1.
“Los Blancos” nuk u ndalën dhe përmes yllit të tyre Bellingham (34’), kaluan në epërsi prej 1-2, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Ndeshja dramatike është luajtur edhe në fraksionin e dytë. Fillimisht Zielinski (54’) nga penalltia barazoi shifrat në 2-2, kurse, për fitoren e skuadrës së Carlo Ancelottit u përkujdes Meret, duk shënuar autogol pas goditje së fuqishme të Rodrygo.
Pas kësaj fitore, Reali merr kreun e tabelës me 6 pikë, tri më shumë së Napoli dhe Braga.
Fitore të madhe ka arritur Galatasaray që midis “Old Traffordit” mundi Manchester Unitedin, me rezultat 2-3, ndeshje kjo që u zhvillua në kuadër të Grupit A. Hojlud (19’, 67’), realizoi dygolësh për “Djajtë e Kuq”, kurse, për fitoren e skuadrës nga Stambolli shënuan Zaha (23’), Akturkoglu (71’) dhe Icardi (81’).
Galatasaray është e dyta me 4 pikë, dy më pak se lideri i tabelës, Bayern Munich, derisa Man United ende s’ka asnjë pikë.
“Bavarezët” sonte në udhëtim mundën Copengahen, me rezultat 1-2. Fitore sonte ka shënuar edhe Interi që me golin e Thuram (62’), mundi Benfican, me rezultat minimal 1-0. Derisa befasi e natës së sontme ishte fitorja e Lens ndaj Arsenalit, me rezultat 2-1, kurse, PSV dhe Sevilla ndan pikët duke luajtur baras 2-2.
GRUPI A
COPENHAGEN - BAYERN 1-2
(Lerager 56/Musiala 67, Tel 83)
MANCHESTER UNITED -GALATASARAY 2-3
(Hojlund 17, 67/Zaha 23, Akturkoglu 71, Icardi 81)
Tabela
1. Bayern München 2 2 0 0 6:4 6
2. Galatasaray 2 1 1 0 5:4 4
3. Köbenhavn 2 0 1 1 3:4 1
4. Manchester United 2 0 0 2 5:7 0
GRUPI B
LENS - ARSENAL 2-1
(Thomason 25, Wahi 69/Jesus 14)
PSV - SEVILLA 2-2
(de Jong 86pen, Teze 90+5/Gudelj 68, Nesyri 82))
Tabela
1. Lens 2 1 1 0 3:2 4
2. Arsenal 2 1 0 1 5:2 3
3. Sevilla 2 0 2 0 3:3 2
4. PSV Eindhoven 2 0 1 1 2:6 1
GRUPI C
UNION BERLIN - BRAGA 2-3
(Becker 30, 37/Niakate 41, Bruma 51, Castro 90+4)
NAPOLI - REAL MADRID 2-3
(Ostigard 19, Zielinski 54pen/Vinicius 27, Bellingham 34, Valverde 78)
Tabela
1. Real Madrid 2 2 0 0 4:2 6
2. Napoli 2 1 0 1 4:4 3
3. Braga 2 1 0 1 4:4 3
4. Union Berlin 2 0 0 2 2:4 0
GRUPI D
RED BULL SALZBURG - REAL SOCIEDAD 0-2
(Oyarzabal 7, Mendez 27)
INTER - BENFICA 1-0
(Thuram 62)
Tabela
1. Real Sociedad 2 1 1 0 3:1 4
2. Inter Milano 2 1 1 0 2:1 4
3. Salzburg 2 1 0 1 2:2 3
4. Benfica 2 0 0 2 0:3 0
