Ancelotti, Ishte një ndeshje e vështirë
04.10.2023 14:57
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i lumtur...

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Napolit.
“Los Blancos” mbrëmë në udhëtim mundën Napolin, me rezultat 2-3, në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. “Ishte një ndeshje e vështirë. Nuk e nisem mirë lojën dhe pranuam herët një gol, por pastaj filluam të luajmë lojën tonë. Ne luajtëm mirë pjesën e parë, pastaj patëm një moment vuajtjeje pas dhënies së dyshimtë të penalltisë”, ka thënë Ancelotti.
