Skuadra e Chicago Fire, stimulim financiar për tifozët

04.10.2023 15:01

Skuadra amerikane Chicago Fire...

Skuadra amerikane Chicago Fire, pjesë e së cilës është futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri, ka ofruar një stimulim financiar për tifozët që do ta përcjellin ndeshjen e sotme kundër Inter Miamit, raporton BBC.

Këtë ndeshje mund ta humbë ylli argjentinas i Inter Miamit, Lionel Messi, shkaku i lëndimit.

Chicago Fire ka shitur më tepër se 61 mijë bileta për ndeshjen që do të luhet në “Soldier Field”.

Chicago Fire ka bërë të ditur se do t’u japë tifozëve pjesëmarrës 250 dollarë kredit drejt “anëtarësimit të ri për stinorin 2024” apo 50 dollarë kredit për “blerësit e biletave për një ndeshje”.

Klubi ka thënë se tifozët do të marrin këtë kredit “pavarësisht se cilët lojtarë do të jenë në gjendje të paraqiten në fushë”.