Liga e Kampionëve, Borusia Dortmund – Milan me transmetim direkt në TVM

04.10.2023 15:24

Pas dueleve dramatike që dhuroi mbrëmë Liga e Kampionëve....

Pas dueleve dramatike që dhuroi mbrëmë Liga e Kampionëve, kjo garë elitare evropiane vjen sonte edhe me disa supersfida.

Mjaft interesante do të jetë në ndeshjet e grupit “F”, e ashtuqujatura grupi i vdekjes. Me transmetim direkt në TVM, do të mund të ndiqni kryendeshjen e kësaj mbrëmje mes Borussia Dortmund dhe Milait, që do të luhet në stadiumin “Signal Iduna Park”. “Milionerët” gjerman janë në fund të renditjes së grupit F dhe kanë shum pakë mundësi për të gabuar në këtë përballje, përderisa italianët nëse do fitojnë në këtë takim do kishim katër pikë më shum se Borussia Dortmund.

“Është e vërtetë, se asnjë ndeshje nuk do të jetë e lehtë në këtë nivel në Ligën e Kampionëve, por ishte e qartë për ne që pas shortit se do ishim një grup mjaft të vështirë. Sigurisht që ne e imagjinonim lojën në Paris ndryshe, donim të merrnim pikë. Zakonisht ju duhen rreth 10 pikë, duhet të merni pikë dyshifrore në fazën e grupeve, në varësi të rezultateve për të kaluar më tej. Tani përballë kemi Milanin, një kundërshtari shumë i vështirë. Ne e dimë se me djemtë që kemi dhe më pas me mbështetjen në këtë stadium, do të kemi shumë mundësi për të fituar këto ndeshje. Por për këtë ne kemi nevojë për performancë vërtet të mirë” – tha trajneri i BVB-së, Edin Terziç.

"Duartrokitje. Stadiumi është shumë i famshëm në Gjermani. Personalisht, unë kurrë nuk kam luajtur vërtet këtu. Kundër Dortmundit, kur luajta për shkak të kohës së Coronës, nuk e ndjeva atë atmosferë. Unë kam përjetuar shpesh  asisoj atmosfera siç është në Schalke dhe Dortmund, dhe kjo është arsyeja pse mendoj se do të ketë një atmosferë dhe  emocione. Ne u përpoqëm të imitojmë pak ndeshjen, por sigurisht që është diçka ndryshe të jesh këtu.” – u shpreh futbollisti i Milanit, Malick Thiaw.

Po ashtu një spektakël pritet edhe në ndeshjen e dytë të këtij grupi, në të cilën do përballen Neëcastle - PSG. Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City luan në udhëtim tek Leipzig, ndeshje kjo që nuk do të jetë aspak e lehtë për të besuarit e Pep Guardiolës.

Nata e sontme në Ligën e Kampionëve nis me ndeshjet Antwerp-Shakhtar dhe Atletico Madrid-Feyenoord, sfida që startojnë në orën 18:45.