Publikohet lista e Shpresave, Kanatllarovski ndeshje e rëndësishme për ne

04.10.2023 15:28

Trajneri i Maqedonisë së Veriut U21, Dragan Kanatllarovski....

Trajneri i Maqedonisë së Veriut U21, Dragan Kanatllarovski ka publikuar listën me futbollistët që ka ftuar për të pasur në dispozicion për ndeshje me Moldavinë që shpresat  e vendit do ta luajnë në kuadër të eliminatoreve për evropianin e ardhshëm.

Trajneri i shpresave tha se nëse duam të jemi konkurent për dy vendet e para në grup, kjo përballje me moldavët  është një nga takimet më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve.

“Në këtë cikël eliminator kjo përballje me Moldavinë, është më e rëndësishmja. Nga e kaluara nuk jetohet dhe po që se duam të jemi konkurues për dy vendet e para në grup patjetër duhet të fitojmë. “, tha Kanatllarovski në takimin më gazetarë.

Maqedonia e Veriut, këto eliminatore të shpresave i nis me fitore ndaj Suedisë në transfertë dhe humbje në terren vendas nga Holanda.