“EURO 2024”, Milevski: Ndeshje e rëndësishme për të dyja ekipet
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut....

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut është gati të nisë përgatitjet për ndeshjen e ardhshme të kualifikueseve të kampionatit Evropian “Gjermani 2024” me trajnerin Blagoja Milevski që ka shpallur sot edhe listën me emrat e 25 lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Ukrainën.
Duke folur para gazetarëve trajneri Milevski, tha se kjo ndeshje është jetike për të dyja përfaqësueset.
“Tani më po futemi në fazën përfundimtare të këtyre eliminatoreve dhe sa na përket neve si dhe Ukrainës, për të dyja përfaqësueset vetëm fitorja na kyen punë me të vetmin qëllim që të gjendemi në një situatë të mirë. Për këtë shkak pres një ndeshje të hapur, pasi që një barazim nuk na konvenon. Më pas na ngelin edhe dy ndeshje me Italinë dhe Anglinë. Shpresoj për më të mirën.” – tha trajneri i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski.
Krahasuar me ndeshjet e muajit shtator, këtë herë do të ketë ndryshime në listë, teksa ka rikthime të rëndësishme në ekip. Dy rikthimet janë emrat e Valon Etemi dhe Darko Çurlinov,ndërsa do të mungojë Ilija Nestorovski, Darko Vellkovski që është pa skuadër, Dorjan Babunski dhe Gjoko Zajkov.
