Ministri Ivo Ivanovski në biznes-forum në Estoni

11.03.2015 10:24

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski prej sot e deri më 13 mars do të qëndrojë në Estoni, ku do të marrë pjesë në biznes-forumin e organizuar nga Oda ekonomike estoneze...

Siç njofton MSHIA, Ivanovski do të ketë rpezantim para kompanive informatike nga Estonia, në të cilën do t'i prezantojë mundësitë për investim në Republikën e Maqedonisë, me përqëndrim në sektorin e TI-së.

Ivanovski do të vizitojë edhe disa kompani estoneze të cilat punojnë në sferën e teknologjisë  informatike-komunikuese.

"Vizita e Ivanovskit nëEstoni është në kuadër të roud-shou aktiviteteve qeveritare për tërheqje të investimeve të huaja", informon Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.