Maqedoni
Ministria e Drejtësisë, dorëzohet në Qeveri propozim-ligji për falje
04.10.2023 18:11
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka dorëzuar në Qeveri propozim-ligjin për falje...

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka dorëzuar në Qeveri propozim-ligjin për falje, i cili do t’i merr të drejtën presidentit të falë gjatë procedurës penale.
“Ministria e Drejtësisë vitin e kaluar formoi një grup punues të përbërë nga përfaqësues të institucioneve përkatëse të gjyqësorit, si dhe përfaqësues të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga komuniteti shkencor. Gjatë hartimit të ligjit janë shqyrtuar disa përvoja krahasuese, nga të cilat veçanërisht të rëndësishme janë zgjidhjet që përmbahen në sistemet juridike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të atyre shteteve me të cilat kemi sisteme juridike të ngjashme.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Risitë kyçe që i përmban propozim-ligji janë Çështja e së drejtës së Presidentit për t’i falur personat nga dënimi dhe nga ndjekja penale.
“Shumë domethënëse janë edhe zgjidhjet me të cilat hollësisht është përpunuar procedura për falje, ku janë parashikuar afate të shkurtra për secilin prej institucioneve që janë të përfshira në procedurën për falje. Në të njëjtën kohë, këtu janë të rëndësishme edhe dispozitat konkrete për përgjegjësinë e personave që veprojnë sipas lëndëve, por edhe për përgjegjësinë e eprorëve të tyre.”, thuhet në kumtesë.
