Maqedoni

Shaqiri: Hapja e paraleles shqipe, e drejtë kushtetuese

04.10.2023 17:24

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, është prononcuar lidhur me paralajmërimin se disa prindër maqedonas...

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, është prononcuar lidhur me paralajmërimin se disa prindër maqedonas do të protestojnë kundër hapjes së paraleles shqipe në Shkollën Fillore “Njegosh”, duke theksuar se nuk mund të protestohet kundër realizimit të një të drejte kushtetuese të dikujt tjetër.
 
Shaqiri thotë se kryetari i Komunës së Gazi Babës duhet t’ua shpjegojë prindërve se nuk cenohet e drejta kushtetuese e tyre, nëse mundësohet hapja e paraleles shqipe.