Vazhdojnë ditët e hapura të Agjencisë pagesore
Me takime në Probishtip, Vinicë, Dojran dhe Ohër sot, nesër dhe pasnesër Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural vazhdon t'i realizojë ditët ehapura për bujqit dhe biznes bashkësinë...

Qëllimi i ditëve të hapura është informimi për volitshmëritë që ofrohen përmes programeve për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Bujqit dhe afaristët njëherit njoftohen edhe me punën e Agjencisë, diskutojnë për çështje të interesit të përbashkët, japin propozime për tejkalim të problemeve të caktuara me të cilat ballafaqohen gjatë aplikimit dhe kërkojnë ndihmë profeisonale.
"Me prezencë të rritur tëm Agjencisë në terren dhe me praktikim të qasjes së hapur dhe të prëgjegjshme ndaj shfrytëzuesve të mbështetjes financiare, mundësohet edhe rritje e cilësisë së shërbimeve ndaj shfrytëzuesve të fundit, si dhe rritje të kënaqësisë tek shfrytëzuesit e fundit të shërbimeve që është edhe qëllimi prioritat i Agjencisë në përmbushjen e aktiviteteve të tyre afariste", thonë nga Agjencia pagesore.
