ASh: Interpelanca e opozitës, teatër komik
Aleanca për Shqiptarët e quan teatër komik...

Aleanca për Shqiptarët e quan teatër komik interpelancën e ngritur nga opozita shqiptare ndaj kryeprokurorit Jovevski.
Opozita po bën teatër komik duke dorëzuar interpelancë për një kryeprokuror të cilit tanimë i skadon mandati, ndërsa ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka dërguar informacion në Qeveri me çka zyrtarisht ka filluar procesin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, thonë nga ASh-ja.
Procedura për emërimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon me shpalljen e emërimit.
Ndërsa në bazë të nenit 64 të Ligjit për Prokurorinë Publike, është e nevojshme që pas marrjes së njoftimit nga Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut për skadimin e mandatit të tij, Qeveria e Republikës e Maqedonisë së Veriut t`i dorëzojë Kuvendit propozim për shpalljen e emërimit të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksojnë mes tjerash nga ASH-ja.
