Pa energji elektrike një pjesë e komunave Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Karposh
Nga EVN njoftojnë se sot pa energji elektrike do të jenë...

Nga EVN njoftojnë se sot pa energji elektrike do të jenë disa nga shfrytëzuesit e komunave Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Karposh.
Në periudhën prej orës 9:00 deri në ora 12:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Volterova”, si dhe disa nga shfrytëzuesit nga rruga “Zhivko Firfov”, në Komunën Kisella Vodë. Në të njëjtën komunë, në periudhën nga ora 9:00 deri në ora 14:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rr,. “Rumena Haxhi Panzova” – rrugica nr. 1.
Në periudhën prej orës 9:00 deri në 13:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rruga 5 nga nr. 20 deri në nr. 45, rr. 7 nga nr. 2 deri në nr. 20, rr. 11 nga nr. 2 deri në nr. 15, rr. 15 nga nr. 1 deri në nr. 10, si dhe shfrytëzuesit e vendosur rreth kishës së Shën Pjetrit dhe Palit në Jurumleri, në komunën e Gazi Babës.
Në periudhën nga ora 9:00 deri në 16:00, shfrytëzuesit nga rr. “Mile Pop Jordanov” nga nr. 29 deri në nr. 41 dhe nga nr. 46 deri në nr. 60, në Komunën e Karposhit.
