Maqedoni
Komisioni hetimor në kuvend cakton seancën e parë për rastin e Onkologjisë
05.10.2023 10:41
Komisioni hetimor i formuar për zbardhjen e së vërtetës për skandalin e onkologjisë...

Komisioni hetimor i formuar për zbardhjen e së vërtetës për skandalin e onkologjisë i drejtuar nga deputetja Rashela Mizrahi do të mbajë sot seancën e parë, Të gjithë ministrat aktualë , ish-ministrat e shëndetësisë dhe drejtorët e onkologjisë pritet të dalin në sallën e Kuvendit për të sqaruar ndodhitë në këtë institucion shëndetësor nga viti 2020 e deri më tani.
Mizrahi ka bërë të ditur se synimi i saj kryesor është të arrijë deri te e vërteta e rastit dhe nëse rezultojnë se dyshimet janë të bazuara, ajo do të kërkojë përgjegjësi politike.Komisioni Hetimor ka mandat të përcaktojë kronologjinë e ngjarjeve në klinikë, por më e rëndësishmja nëse kërcënohen të drejtat elementare njerëzore të pacientëve.
Në të njëjtën kohë, prokuroria po përcakton nëse ka krim që përfshin rishitjen e barnave në kurriz të të sëmurëve të reaprtit onkologjik. .Edhe Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë me autoritetet hetimore për zbardhjen e rastit të keqpërdorimit të terapisë për pacientët e Klinikës Onkologjike.
