Maqedoni
Kovaçevski për vizitë pune në Spanjë, në takimin e tretë të komunitetit politik evropian
05.10.2023 12:31
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Granada të Spanjës do të marrë pjesë në takimin e tretë të Bashkësisë Politike Evropiane...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Granada të Spanjës do të marrë pjesë në takimin e tretë të Bashkësisë Politike Evropiane, së bashku me liderët e gjithsej 47 vendeve, prej të cilave 27 janë vende anëtare të Bashkimit Evropian.
Në takimin është paralajmëruar pjesëmarrja edhe e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kryetarit të Këshillit Evropian, Sharll Mishell dhe Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, të cilët duke u bazuar në diskutimet nga takimet e mëparshme do të diskutojnë se si ta bëjmë Evropën më elastike, më të begatë dhe gjeostrategjike.
Takimi i Bashkësisë Politike Evropiane, si dhe Samiti jozyrtar i BE-së nesër në Granada, do të fokusohet në konfliktet aktuale që prekin kontinentin, ndërsa pritet prezenca e shumicës së liderëve evropianë të përdoret për të demonstruar edhe një herë unitetin e tyre përballë agresionit rus kundër Ukrainës.
Për Presidencën spanjolle me Këshillin e BE-së, takimi zhvillohet në një moment vendimtar, për shkak të ndryshimeve dhe transformimeve në botë, gjë që e bën Granadën një vend ku mund të merren vendime themelore për të ardhmen e gjithë Evropës, jo vetëm për Bashkimin Evropian.
