Maqedoni
Osmani: Nëse vërtetohet se Serbia u përfshi në sulm, shqyrtohet pjesëmarrja në “Ballkanin e Hapur”
05.10.2023 12:53
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se nëse vërtetohet se Serbia...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se nëse vërtetohet se Serbia është në ndonjë mënyrë e përfshirë në sulmin në Banjskë të Zveçanit do të rishqyrtojnë pjesëmarrjen në iniciativën “Ballkani i Hapur”.
“Pas ngjarjeve në Kosovë të 24 Shtatorit, mendoj se Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje, sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje të shtetit, realisht na e bën të pamundur pjesëmarrjen, sepse ideja e “Ballkanit të Hapur” mbi të gjitha ishte pajtimi”.
Kjo deklaratë e Osmanit vjen pas dënimit që presidenti Pendarovski i bëri ngjarjes së ndodhur më 24 Shtator në veri të Kosovës ku humbi jetën polici, Afrim Bunjaku.
