Futboll

Liga e Kampionëve, Newcastle mundi PSG-në

05.10.2023 12:26

Skuadra e Newcastle në terren vendas e ka deklasuar kampionin francez PSG...

Skuadra e Newcastle  në terren vendas e ka deklasuar kampionin francez PSG, duke e mposhtur 4-1. Ishte kjo një ndeshje në të cilën kishte pesë gola të shënuar. Skuadra vendase avansoi në minutën e 17 të ndeshjes, pas një gabimi të Marquinho.
 
Për skuadrën  angleze ishte ky goli i parëi shënuar në Ligën e Kampionëve edhe atë pas 20 viteve. Golin e fundit për Newcastle në elitën evropiane  e kishte shënuar Alan Shearer në vitin 2003, në përballjen me Interin që ishte mbyllur me barazimin 2-2.
 
Sistemi VAR, u aktivizua në minutën e 39, kur Dan Burn  me kokë shënoi për 2-0. Së pari u dha sinjali për pozitë jashtë loje, por VAR, vërtetoi se goli ishte i rregullt. 
 
"Ishte një lojë e vështirë, taktikisht. Ishin dy skuadra shumë të mira që përballeshin me njëra-tjetrën dhe mendoj se duhej të përpiqeshim t'i çekuilibronim. Të shënosh gola nuk ishte domosdoshmërisht diçka që ne prisnim ta bënim, por jam i kënaqur që ishim në gjendje ta bënim këtë para tifozëve tanë dhe mendoj se është një natë vërtet e veçantë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë më shumë.", u shpreh trajneri i Newcastle United FC, Eddie Howe.
 
"Vetëm xhiroja e dytë, ne jemi ende të dytët. Grupi është një grup mjaft interesant dhe po e përsëris, asgjë nuk mund të kuptohet. Mendoj dhe sërish  e përsëris që fitorja është e merituar nuk e dyshoj në te  dhe e urroj Neëcastle për këtë. Po e përsëris se rezultati për mua është shumë i madh, nuk reflekton diferencën mes dy skuadrave në këto 90 minuta dhe kjo është e vërteta të cilën duhet ta përmirësojmë, pa dyshim”, theksoi trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique.
 
Në takimin tjetër të grupit F, Borussia Dortmund dhe Milan, që u transmetua në servisin publik, luajtën pa gola dhe kështu italianët pas dy ndeshjeve kanë dy pikë dhe golaverazhin 0-0. Kështu Njukasëlli  me fitoren 4:1 ndaj Paris SG 4-1 merr kreun e renditjes, me 4 pikë, një më tepër sesa francezët, ndërsa gjermanët një pikë.