Futboll
Fitojnë City e Barcelona
05.10.2023 12:31
Manchester City ka dalë fitues në momentet e fundi nga përballja me Leipzig në "Red Bull Arena"...

Manchester City ka dalë fitues në momentet e fundi nga përballja me Leipzig në "Red Bull Arena", Barcelona është kthyer me pikë të plota nga përballja në udhëtim me Porton.Në ndeshjet e tjera të grupeve të Champions League, Lazio ka fituar nga Celtic, Borussia Dortmund dhe Milan kanë luajtur baras e poashtu edhe Crvena Zvezda - Young Boys.
Në ndeshjen e zhvilluar në tokën gjermane që ka përfunduar 1-3, City e ka gjetur golin vetëm pas njëzet e pesë minutash kur ka shënuar Foden. Fillimi i pjesës së dytë e ka sjellë edhe golin e barazimit për Leipzig kur ka shënuar Openda.
Deri në momentet e fundit ndeshja ka qenë e barabartë, por anglezët nuk kanë lejuar edhe mbylljen e asisojtë. Alvarez (84') dhe Doku (90+2') kanë vulosur fitoren e Cityt. Barcelonës i ka mjaftuar goli i Torres në kohën shtesë të pjesës së parë për t'u kthyer fitues nga udhëtimi në Portugali. Me golat e Vecino (29') dhe Pedro (90+6'), Lazio ka marrë fitore të rëndësishme kundër Celtic, ku golin e vetëm për vendasit e ka realizuar Furuhashi (12'). Në ndeshjen Borusia Dortmund - Milan nuk ka pasur gola.
