Futboll
Hysaj me Lacion mundën Seltikun
05.10.2023 12:36
Mbrëmjen e kaluar në kuadër të Grupit “E” të Ligës së kampionëve...

Mbrëmjen e kaluar në kuadër të Grupit “E” të Ligës së kampionëve, skuadra e Lacios në transfertë me rezultatin 2:1 mundi Seltikun.
Tek skuadra romake nga minuta e parë në fushën e lojës ishte edhe mbrojtësi I kombëtares shqiptare Elseid Hysaj.
Pas dy ndeshjeve të luajtura në këtë grup Atletiko Madrid që mundi me përmbysje holandezët e Feenordit dhe Lacio, me nga 4 pikë ndajnë kryesimin e renditjes së grupit E.
Seltiku është skuadra e vetme që nuk ka fituar pikë në këto dy xhiro të para.
