Maqedoni

Kompanitë e vogla dhe të mesme kanë potencial ta forcojnë rritjen ekonomike

05.10.2023 15:05

Me qëllim që kompanitë vendore të jenë më konkurruese në tregjet evropiane...

Me qëllim që kompanitë vendore të jenë më konkurruese në tregjet evropiane, po ndërmerren iniciativa së bashku me BE-në  për të siguruar mjete financiare për të ndihmuar ekonominë vendore, thotë ministri i Financave, Fatmir Besimi. Euromabasadori Geer thotë se janë në dispozicion 600 milion euro për projekte të kompanive.
 
“Duke ndjekur shembullin e planit të BE-së kemi përgatitur një plan për rritje të përshpejtuar ekonomike, i cili përmban udhëzime se si të mbështesim rritjen në kohë krize, por edhe të marrim forma të ndryshme të instrumenteve financiare për të arritur prosperitet dhe zhvillim. Kjo iniciativë është që të ketë një proces gjithëpërfshirës, si në fondet evropiane, ashtu edhe në negociatat për fonde.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi.
 
“Kemi mjete prej 600 milion euro të cilat janë të parapara që të shfrytëzohen më së mirë dhe t’i rialokojnë aty ku ka nevojë. Në terren ka institucione financiare të cilat do të angazhohen që kompanitë të kenë financa për hulumtime, zhvillim të produkteve të reja dhe depërtim në tregje të reja.”, - theksoi ambasadori i BE-së, David Geer.
 
Implementimi i standardeve evropiane do të nxisë  rritjen ekonomike edhe të kompanive, ndërsa përfshirja e komunitetit të biznesit vendor në atë evropian do të jetë përfitim shtesë për konkurrencën e kompanive vendase,  vlerëson  kryetari  i Odës Ekonomike, Branko Azeski.
 
“70% nga eksporti jonë dhe plasimi i mallrave në tregjet evropiane tregon se sa ne jemi të suksesshëm dhe ai treg po e njeh kualitetin, çmimin dhe konkurrencën e prodhimeve tona.”, - u shpreh kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski.
 
Financimi do të jetë i disponueshëm në formën e kredive, stimujve për investime dhe asistencës teknike. (Gazmend Kurtishi, TVM2)