Thirrje për dhënie me qira të tokës shtetërore në Xhumajli

11.03.2015 10:57

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) nesër do të publikojë thirrje publike për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit në Xhumajli, me sipërfaqe prej 4.435 hektarëve...

Qëllimi është që ndërmarrjet e interesuara të dërgojnë letër për interes për investim në sektorin e bujqësisë.

Kompanitë duhet të parashtrojnë plan biznesi me vlerë të investimeve të përgjithshme, përshkrim të teknologjive të zbatuara, specifikim të mekanizmit dhe numnrin e planifikuar të të punësuarve.

"Që të identifikohen palët e interesuara, i ftojmë investitorët potencial të dorëzojnë letër për shprehjen e interesit. Letra duhet të dërgohet në Ministrinë e Bujqësisë, në formë elektronike, deri më 22 prill të këtij vitit", qëndron në kumtesën e MBPEU.

Letra për shprehjen e interesit duhet të përmbajë profil të kompanisë (duke përfshirë strukturën personale, shqyrtim të raporteve financiare për tre vitet e fundit, dhe përshkrim i shkurt i planit të biznesit).