Maqedoni
Mickoski kërkon takim liderësh me Kovaçevskin: Të diskutojmë rreth zgjedhjeve të ardhshme
05.10.2023 16:03
Kryetari i VMRO-DPMNE-së e ftoi kryeministrin Kovaçevski në një takim liderësh...

Kryetari i VMRO-DPMNE-së e ftoi kryeministrin Kovaçevski në një takim liderësh, ku do të diskutohet për procesin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare si dhe rreth qeverisë teknike.
Lideri i VMRO-DPMNE-së thotë se përkundër faktit se vendi ka më pak se gjashtë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, versioni përfundimtar i Kodit Zgjedhor ende nuk është duke u diskutuar, pavarësisht rekomandimeve të ODIHR-it se Kodi Zgjedhor duhet të mbyllet, gjashtë muaj para zgjedhjeve.
“Le të vendosë ai, këtu e them edhe një herë publikisht, duhet të ulemi dhe të diskutojmë afatet dhe datat në mënyrë që të organizojmë dy procese shumë të rëndësishme për Maqedoninë, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe të perceptojmë të gjitha sfidat e mundshme që janë lidhur me këto procese. Unë jam në dispozicion për këtë temë kur të dëshirojë ai që unë të ulem dhe të bisedoj, për gjithçka tjetër Kovaçevski mund të mos jetë një bashkëbisedues i mirë, sepse pas disfatës në zgjedhjet parlamentare, e ardhmja e tij brenda partisë LSDM-ja nuk është e sigurt.”, - deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Këto janë gjëra që Kovaçevski do apo nuk do, do të ndodhin pas disa muajsh, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Komunën e Kisella Vodës në kuadër të fushatës "Është e rëndësishme!" “Ndryshimet varen nga ju!”.
ERSAN PAJAZITI
