Ligji për amnisti, Mickoski: Ligji duhet të tërhiqet
Partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE-ja....

Partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE-ja, edhe më tej është në qëndrimin se do ta bllokojë Ligjin për amnisti, që tanimë ka hyrë në Kuvend.
Kryetari i kësaj partie, Hristian Mickoski, thotë se nuk mbështesin lirimin e kriminelëve, ndërsa për pushtetin paralajmëroi përgjegjësi kur t’i fitojnë zgjedhjet dhe ta kenë në dorë pushtetin.
“Qëndrimi ynë është i qartë dhe i njohur. Kushtet janë këto, ai ligj duhet të tërhiqet. Kështu siç luftojnë, t’i amnistojnë kriminelët, narko-dilerët, dhunuesit, zhvatësit dhe ndihmësit në rastin monstruoz të quajtur "Monstra". Të luftonin për shtetin nuk do të ishim të fundit sipas standardit dhe inflacionit, por për fat të keq këtë Qeveri e intereson gjithçka përveç popullit.”, - deklaroi Hristian Mickoski nga VMRO-DPMNE.
