Spanjë, Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane, Kovaçevski: Presim integrim sa më të shpejtë në BE
Në Samitin e tretë të Bashkësisë Evropiane në Granada të Spanjës....

Në Samitin e tretë të Bashkësisë Evropiane në Granada të Spanjës, ku janë mbledhur rreth 50 liderë evropianë, kryeministri Dimitar Kovaçevski pret nga BE-ja dhe posaçërisht nga Gjermania dhe Franca integrim sa më të shpejt të vendit.
“Mendoj se jemi në pozicion të mirë me atë që vitin e kaluar i filluam bisedimet me Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër, BE-ja ka interes strategjik dhe tashmë është hapur procesi për adaptim, që do të thotë se do të ketë dinamikë edhe nga ana e vendeve kandidate. Tashmë e dinë të gjithë se Gjermania dhe Franca kanë përpunuar dokument pune që ka të bëjë më ndryshimet strategjike që duhet të bëhen, të cilin për momentin nuk mund ta komentoj, sepse bëhet fjalë për dokument pune që nuk është finalizuar, të cilin do t’ua lë për koment atyre, edhe pse e kam parë dhe vlerësoj se është dokument pozitiv për vendin tonë dhe rajonin.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Kryeministri spanjoll, Sançez: Zgjerimi sjell sfida, por s’jemi kundër
Spanja, si kryesuese e BE-së, konsideron se zgjerimi i unionit me anëtarë të rinj paraqet sfidë, por megjithatë nuk janë kundër.
“Zgjerimi i BE-së me tetë anëtarë të rinj do ta çojë bllokun në shumë sfida, por Spanja është e hapur për zgjerim të tillë. Ky është mesazhi që ia përcjellim botës: Evropa është projekt për paqe!”, - theksoi kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez.
Platforma e Bashkësisë Politike Evropiane ka në fokus edhe çështjen e Ukrainës dhe sfidat tjera aktuale evropiane dhe botërore. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
