MASH: Dy bursa për studime në Kinë, aplikimi deri më 1 prill

11.03.2015 11:08

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në rrjedhë është Konkursi për ndarjen e dy bursave të Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës për studime deri-universitare dhe master dhe specializime, për vitin akademik 2015/2016...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në rrjedhë është konkursi për ndarjen e dy bursave të Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës për studime deri-universitare dhe master dhe specializime për vitin akademik 2015/2016. Afati i fundit për aplikim është 01.04.2015.

Përzgjedhja e kandidatëve do të kryhet nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë.

Kandidatët e pranuar do të fillojnë studimet në shtator të vitit 2015.

Informata më të hollësishme për kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe formularët e aplikimit kandidatët e interesuar mund t’i sigurojnë në internet-portalin e specializuar për ndarjen e bursave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, www.stipendii.mon.gov.mk, dhe faqen e internetit: www.campuschina.org ose http://en.csc.edu.cn/studyinchina.