Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, padi Ministrisë së Arsimit për mungesë tekstesh
Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi...

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi sot kishte takim me qytetarë, përfaqësues të sektorit civil dhe pushtetit lokal në Strugë, nga ku lajmëruan se do të ngrihet padi kundër Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës për mungesë të teksteve shkollore.
“Do të bëjmë padi në Gjykatën Civile për mbrojtje nga diskriminimi në interes publik për mungesë tekstesh, atë që ne e konstatojmë në punën tonë. Në atë rast, Komisioni është palë në kontest dhe fillon me përfaqësimin strategjik të interesave të nxënësve. Interesi i tyre është të marrin një arsim cilësor dhe kjo do të thotë një tekst shkollor për çdo lëndë në çdo klasë dhe në çdo gjuhë në të cilën zhvillohet mësimi.”, - theksoi Vesna Bendevska nga nga Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi.
Nga gjithsej 123 tekste shkollore, në fillim të vitit shkollor kanë munguar 46 tekste, që përbën një të tretën e teksteve të nevojshme për procesin arsimor në vend. (Ilmie Zhaku, TVM2)
