Festivali ndërkombëtar “Skupi Festival”, për 5 ditë do të sjellë shfaqje mbresëlënëse

05.10.2023 18:37

“Skupi Festival” këtë vit sjell program të larmishëm....

“Skupi Festival” këtë vit sjell program të larmishëm me shfaqje nga 5 shtete, të cilat do t’i prezantohen publikut artdashës. Këtë vit festivalin do ta hap shfaqja “Arbëri” e teatrit “ODA” me regjisor dhe autor Lirak Çelaj.

Përzgjedhjet e këtij edicioni të 17-të vijnë nga Kosova, Turqia, Franca, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, si dhe performanca e cila do të prodhohet nga workshopi i organizuar mbi temën “Shtrëngatë dhe zhbirim” nga regjisorja, Tea Begovska.

“Ky workshop, kjo punëtori po realizohet duke i falënderuar  “Skupi Festivalit”, i cili na dha mundësi  së bashku me këto aktorë të ri të kemi mundësi që të bëjmë diçka për gjashtë dit, aq kemi kohë për të punuar. Unë aq shumë jam e lumtur që jemi pjesë e “Skupi Festivalit” të cilin unë  e ndjek çdo vit edhe privatisht edhe profesionalisht.”, - theksoi regjisorja e performancës, Tea Begovska.

Pos tjerash, festivali ka edhe karakter garues, por edhe përpos kontaktimeve të shumta, festivali këtë vit me moton “Vezullimi në teatër” iu dha mundësinë vetëm këtyre pesë shteteve.

“Në bazë të motos që kemi “Vezullimi në teatër”, ne do të themi edhe këtë që ne kontaktojmë dhe na vijnë edhe shfaqje shumë të mëdha, por buxheti ynë na limiton, në atë drejtim nuk e kemi atë mundësi, por këtë vit, siç thash kemi shfaqje të madhe nga Bullgaria, por kjo është një dëshirë e dyanshme, edhe e festivalit edhe teatrit kombëtar “Ivan Vazov” të Sofjes, që duan të vijnë të prezantojnë këtu, por kjo është me aq buxhet që kemi.”, - u shpreh drejtori artistik i festivalit, Osman Ahmeti.

Hapja e festivalit fillon prej sonte dhe do të zhvillohet  çdo natë deri më 10 tetor prej orës 20:00 në hapësirat e Teatrit Shqiptar në Shkup. (Ardita Ramadani, TVM2)