Shqipëri, seanca e posaçme për Kosovën, më 12 tetor
Bashkimi për Kosovën....

Bashkimi për Kosovën, socialistëve e demokratëve nuk u zgjati as 24 orë. Ndonëse një ditë më parë vendosën bashkërisht për një seancë të dedikuar dhe rezolutë unanime, në seancë plenare, dy kampet nisën debatet.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se seanca e posaçme u vendos pa dakordësinë e PD-së zyrtare.
“Hoqët interpelancën, pa përfaqësues të PD-së.”, - tha Lulzim Basha.
“Për mua të ishte bërë pa debat.”, - theksoi Taulant Balla.
“Se kuptoj shqetësimin, kolegu nga 7 min do të diskutojë 10.”, - u shpreh Gazment Bardhi.
“Po e ktheni Kosovën në pazar politik të rëndomtë.”, - tha Bledi Cuci.
Seanca e posaçme për Kosovën do të mbahet më 12 tetor, teksa veç miratimit të rezolutës së dakordësuar, pritet të ketë 5 orë diskutime. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri, Edi Rama. (Luljeta Ndoka, TVM2)
