Senati Amerikan, James O'Brien zëvendëson Juri Kim
05.10.2023 19:41
Me 67 vota “për” dhe 31 “kundër”....

Me 67 vota “për” dhe 31 “kundër”, Senati Amerikan emëroi Xhejms O’Brien si ndihmës sekretarin e shtetit për Evropën dhe Euroazinë.
Ai do të zëvendësojë Juri Kim, ish-ambasadoren e ShBA-së në Shqipëri dhe do të jetë eprori i të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai u propozua për këtë post nga presidenti amerikan, Joe Biden.
O'Brien ishte pjesë e delegacionit amerikan gjatë negociatave ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe autoriteteve serbe në Rambuje në vitin 1999.
