SHVL-UÇK, REAGIM
05.10.2023 20:08
Lidhur me moslejimin e nxënësve shqiptarë....

Lidhur me moslejimin e nxënësve shqiptarë në të njëjtën shkollë ku mësojnë edhe nxënës të tjerë të nacionaliteteve të tjera, ka reaguar SHVL – UÇK.
"Kush i organizon prindërit e këtyre të fundit që të bëhen muranë, të ndalojnë nxënësit shpiptarë, si në kohën e Musolinit? Dukuri të shëmtuara urrejtje nacionale, ngjyre, përkatësie etnike, metoda të rrezikshme për dëbim, nxitje vrastare midis nxënësve dhe prindërve, njollosje, burgosje të njëanëshme. Të ndaloni këto metoda të rrezikshme, që të ecim drejt europës, shteteve e popujve të planetit tokë" - thuhet midis tjerash në reagimin e SHVL-UÇK-së.
