Maqedoni

MPB njofton: 188 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

06.10.2023 12:00

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme...

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (05.10.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrrastë janë sanksionuar 188 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 10 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 108 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 80 jashtë vendbanimeve.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet nënjoftimin e MPB-së.