Botë

Presidentja e Kosovës, Osmani, në Spanjë: Serbisë t’i kërkohet llogari për aktin terrorist

06.10.2023 13:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qëndrimin në Grenada të Spanjës...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qëndrimin në Grenada të Spanjës, ku po mbahet samiti i liderëve të vendeve evropiane. Osmani bën të ditur se në vazhdën e takimeve me liderët evropianë ka takuar edhe kryeministrin holandez, Mark Rutte.
 
“Në takimin e komunitetit politik evropian pata një bisedë me kryeministrin holandez, Mark Rutte, mbi situatën e sigurisë në vendin tonë. Theksova domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin.”, shkruan Osmani.
 
E pyetur nëse do të ketë takim me presidentin e Serbisë, ajo tha “Nuk ka arsye për takim para sanksioneve, sanksione së pari, pastaj mund të dialogojmë.”, tha ajo.