Botë

Sulmi terrorist në Banjskë, Sveçla: Ky skenar mund të përsëritet

06.10.2023 14:06

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla...

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar duke thënë se skenarë të tilla sikur ngjarja e 24 shtatorit në Banjskë nuk përjashtohen dhe se mund të ndodhin sërish.
 
“Ky skenar nuk përjashtohet se do të përsëritet. Fatmirësisht ata u ndanë jashtëzakonisht keq pas reagimit jashtëzakonisht profesional të policisë së Kosovës dhe kjo i jep shpresën se ata janë dëmtuar aq sa mos të provojnë sërish, por Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe qeverisë së tij nuk i zihet besë assesi.”, ka deklaruar Sveçla. Duke folur për synimet e grupit terrorist, Sveçla vlerësoi se qëllimi i grupit ishte hapja e një korridori në dy komuna, atë të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit. “Ai jo vetëm se shpëtoi dhjetëra e dhjetëra jetë të kolegëve të tij, por shpëtoi Kosovën nga një skenar shumë ogurzi. Ne kemi shumë informata që zbardhin skenarin e Serbisë më 24 shtator, kishte diku deri në 90 terrorist, të cilët u futën me armatime të rënda në Republikën e Kosovës dhe planifikuan të realizojnë një korridor mes Republikës së Serbisë dhe dy komunave, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.”, tha Sveçla.