Futboll
Disiplina gjobit Bashkimin me 2.500 euro
06.10.2023 14:20
Komisioni i Disiplinës në FFM ka nxjerrë vendimet e saj të fundit ku në qendër...

Komisioni i Disiplinës në FFM ka nxjerrë vendimet e saj të fundit ku në qendër të vëmendjes ishte skuadra e Bashkimit. Skuadra kumanovare është dënuar me gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve dhe dy ndeshje si vendas do ti luajë jashtë qytetit me një disancë prej spaku 100 kilometra.
Ndërkohë që për shkak të incidentit të ndodhur në ndeshjen me Sasën e Kamenicës, do të duhet të paguajë gjobë prej 2.500 euro. Para se të merte këtë vendim Komisioni i Disiplinës edhe Komisioni I garave pranë FFM-së, e kishte pezulluar terrenin e Bashkimit.
Kumanovarët ndeshjen e radhës me Kozhufin nga Gjevgjelia të dielën duhet ta luajnë 100 kilometra larg Kumanovës. Në bazë të këtij vendimi Bashkimi, të dielën si vendas do të luajë në Reçicë të Tetovës.
