Futboll
Vladi me Luganon mposhti Beshiktashin e Rashicës
06.10.2023 14:21
Shkëlqim Vladi ka shënuar gol për Luganon, që të enjten mbrëma mposhti Beshiktashin e Milot Rashicës...

Shkëlqim Vladi ka shënuar gol për Luganon, që të enjten mbrëma mposhti Beshiktashin e Milot Rashicës në xhiron e dytë të Grupit D të Ligës së Konferencës.
Lugano fitoi 3:2, ndërsa Vladi realizoi për 2:2 në minutën e 86-të. Ai u inkuadrua në lojë në vend të Kreshnik Hajrizit.
Minuta patën edhe Uran Bislimi e Albian Hajdari që ishin titullar te mysafirët. Rashica u inkuadrua në pjesën e dytë te Beshiktashi. Lugano është i pari në grup me katër pikë, aq sa ka edhe Club Brugge. Beshiktashi e Bodo/Glimti kanë nga një pikë.
