Futboll

Mesazhi “Kosova është Shqipëri” në ndeshjen Europa League

06.10.2023 14:22

Mbrëmë në ndeshjen e Europa Leagues ndërmjet AEK-ut të Athinës dhe Ajaxit të Amsterdamit...

Mbrëmë në ndeshjen e Europa Leagues ndërmjet AEK-ut të Athinës dhe Ajaxit të Amsterdamit, ndeshje që u zhvillua në kryeqytetin grek, u shfaq mesazhi "Kosova is Albania".
 
Ky është mesazhi i parë i tillë që e shfaq që një grup joshqiptar. Mesazhi vjen pas një fushate agresive të mesazhit "Kosovo je Serbija" në stadiumet serbe, rumune , ruse, etj.
 
Tifozët e AEK-ut njihen si grup antifashist. Ndeshja AEK-Ajax përfundoi me rezultatin 1:1.