Futboll
Kryendeshja e javës, Vardari - Shkëndija
06.10.2023 14:24
Java e 10-të në elitën e futbollit vendor vjen me orare të reja, të cilat do të zhvillohen...

Java e 10-të në elitën e futbollit vendor vjen me orare të reja, të cilat do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën. Ditën e shtunë do të luhen tre takime. Kryendeshja e së shtunës do të jetë përballja me Tikveshit dhe Shkupit e cila do të zhvillohet në Kavadar. Kjo ndeshje nga ora 15:00 do të transmetohet në servisin public.
Në stadiumin e qytetit të Ohrit do të sfidohet Voska Sporti dhe Makedonija Gj.P, ndërsa në lindje të vendit në Strumicë do të përballen Brera dhe Gostivari. Bregallnica dhe Rabotniçki do të luajnë për mesin e renditjes.
Të dielën do të luhet kryendeshja e javës së 10-të, ku në lagjen Maxhari të Shkupit, do të përballen Vardari dhe Shkëdija e Tetovës. Ndërsa në stadiumin buzë liqenit të Ohrit po të dielën nga ora 15:00, kampioni aktual Struga Trim Lum do të përballet me befasinë e këtij sezonin Sileksin.
LPFM – JAVA E X
Tikveshi TVM Shkupi
Voska Sport – Makedonija Gj.P
Brera – Gostivari
Bregallnica – Rabotniçki
Të dielën
Vardari – Shkëndija
Struga TL TVM Sileksi
